Do habiteni! Faktori që rrit rrezikun e vdekjes nga sulmi në zemër dhe goditja në tru

Do habiteni! Faktori që rrit rrezikun e vdekjes nga sulmi në zemër dhe goditja në tru

Përjashtimi social dhe vetmia nuk janë vetëm një kërcënim për shëndetin e trurit, por edhe për shëndetin e zemrës, sipas një raporti të ri shkencor nga Shoqata Amerikane e Zemrës, botuar në Journal of the American Heart Association.

Në veçanti, këto dy gjendje shoqërohen me një rritje prej 29% të rrezikut të sulmit në zemër dhe një rritje prej 32% të rrezikut të goditjes në tru ose vdekjes nga secila sëmundje.

Akoma më shqetësuese është mungesa e të dhënave për ndërhyrjet që mund të përmirësojnë shëndetin kardiovaskular të njerëzve të izoluar ose të vetmuar nga shoqëria, përcjell dritare.net Këto gjetje nuk janë befasuese për shkencëtarët: “Më shumë se katër dekada kërkime kanë treguar qartë se izolimi social dhe vetmia janë të dyja të lidhura me efekte negative shëndetësore.

Duke pasur parasysh prevalencën e distancimit social në të gjithë SHBA-në, ndikimi në shëndetin publik është mjaft domethënës”, tha Crystal Wiley Cené, kryetare e grupit kërkimor dhe profesoreshë e mjekësisë klinike në Shkollën e Mjekësisë, të Universitetit të Kalifornisë.

Hulumtimet nga Universiteti i Harvardit e përshkruajnë Gen Z (18-22-vjeçarët e sotëm) si brezin më të vetmuar. Përdorimi më i madh i mediave sociale fajësohet kryesisht për pjesëmarrje më të vogël në aktivitetet në grup. Pandemia sigurisht e ka përkeqësuar situatën, veçanërisht për të rinjtë, të moshuarit, gratë dhe ekonomikisht më të dobëtit, pasi distancimi social ka qenë prej kohësh një domosdoshmëri për të gjithë planetin.