“Më kontrollo si të duash, nuk e heq dot”, incidenti i Suelës në aeroport

“Më kontrollo si të duash, nuk e heq dot”, incidenti i Suelës në aeroport

Pushimet verore nuk kalojnë pa incidente të vogla që shpesh më vonë kujtohen me humor. Eralda Mazreku, e ftuar në “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan ndan një episod që i përsëritet çdo herë në aeroport gjatë momentit kur punonjësit e sigurisë kontrollojnë në pjesën ku vendoset hixhabi.

Eralda Mazreku: Më ndodh çdo vit realisht. Më ndodh gjithmonë kur kontrollojnë te pjesa e kokës, qafës, supeve dhe e flokëve, kur kapin pjesën e shmaisë ndodh që ata që janë aty padashur shpohen te spilat, edhe pse unë i lajmëroj gjatë gjithë kohës të lutem kujdes sepse mund të shpoheni. Ndodh edhe në aeroportin tonë, edhe jashtë.

Kiti Shabanaj shprehet se incidentet e saj janë të menaxhueshme, ndërsa Suela Lala ka një tjetër situatë pak të sikletshme në aeroport.

Suela Lala: Edhe unë një, por zakonisht edhe mua më ka ndodhur në aeroport që zakonisht kur vishesh me xhaketë, më ka ndodhur njëherë që isha veshur poshtë thjesht me kanatiere dhe po bënim kontrollin dhe po kërkonin që ta hiqja.

Orinda Huta: Çfarë ndodhi?

Suela Lala: Dhe unë i thoja që të lutem nuk e heq dot se nuk dilja dot ashtu, më kontrollo si të duash, thjesht nuk e heq dot./tvklan.al