‘Sot, kemi një ditë të mrekullueshme’! Martohet ish-partnerja e Luiz Ejllit. Vlon rrjeti: Tani e gjete

‘Sot, kemi një ditë të mrekullueshme’! Martohet ish-partnerja e Luiz Ejllit. Vlon rrjeti: Tani e gjete

Megi (Margerita) Topalli, ish partnerja e Luiz Ejllit, ka publikuar foto nga dasma në profilin e saj në Instagram. Fotot Megi i shoqëron me një postim ku mes të tjerash tregon se është mjaft e lumtur dhe se familja është thelbi i gjithçkaje.

Megin e ka uruar edhe shoku i Luizit, Jon Ndoja.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi në rrjet. Mjaft prej komentuesve shprehen se përse pikërisht Megi zgjodhi të martohej tani. Se nuk ka qenë kaq aktive më parë në rrjet, dhe madje ka nga ata që shprehen se kjo është një sfidë që i bëhet Luizit.

Ja postimi i Megit:

Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.

Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.

Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë.

Falënderojmë familjet tona, miqtë, dhe të gjithë ata që kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni.

Megi (Margerita) Topalli, ish partnerja e Luiz Ejllit, ka publikuar foto nga dasma në profilin e saj në Instagram
Megi (Margerita) Topalli, ish partnerja e Luiz Ejllit, ka publikuar foto nga dasma në profilin e saj në Instagram