“Tana i ke hallall”, kënga e Olsi Bylykut dedikim për të? Reagon Egli Tako

“Tana i ke hallall”, kënga e Olsi Bylykut dedikim për të? Reagon Egli Tako

Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë qenë në qendër të vëmendjes prej javësh, që kur u zbulua mbi ndarjen e tyre.

Ndjekësit lidhin elemente të ndryshme me historinë e tyre dhe kur flasim për këtë sigurisht që këngët zënë vendin kryesor. Olsi ka lançuar disa projekte muzikore që flasin për ndarjen dhe fansat po e lidhin me raportin e tij me Eglin.

Një komentuese i ka komentuar Eglit me këngën e fundit të Olsit në Instagram duke i shkruar “Tana i ke hallall”. Koment që ka marrë një përgjigje publike nga Egli në Instastory. Ajo shkruan se kënga ka dy vite që është realizuar dhe se nuk është për të.

“Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opinione nëse më pëlqente ose jo. Fakti që është lançuar tani tjetër muhabet. E lumtur që ka pasur sukses sepse është material i bukur”-shkruan ajo.

Olsi theu heshtjen një javë më parë duke folur për herë të parë mbi ndarjen e tyre. I ftuar në ‘Më lër të flas’, Olsi mohoi që njëri prej tyre ka gabuar, apo se arsyerja e ndarjes ka qenë nëna e tij.

“Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngët me Elgin. Nuk kam gabuar as unë as Egli. Ishte zgjedhja më e mirë, për herë të parë në jetën tonë, duke qenë të dy shumë njerëz të përgjegjshëm, zgjodhëm veten tonë.” – është përgjigjur ai, duke shtuar se “Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”.

Tana i ke hallall
Tana i ke hallall