U bë virale se shpenzonte 2 mijë euro për kremra, Erjola Doçi zbulon të shkuarën tronditëse: Kisha vetëm 3% jetë…

Si asnjëherë më parë moderatorja Erjola Doçi ka ndarë me publikun disa nga detajet e jetës së saj private, teksa ka përlotur të gjithë publikun.

Doçi ka treguar se babi i saj i është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, ndërkohë që në moshën 4-vjeçare moderatorja është djegur dhe ka qenë babai që i ka shpëtuar jetën.

“Ndodhi papritur. Askush nuk e priste, unë isha në periudhën që sa do të nisja gjimnazin. Unë kam qenë një vajzë shumë e lidhur me babin. Unë jam djegur, kisha vetëm 3% jetë dhe babai më ka dhënë gjak dhe më ka shpëtuar jetën. Kam qenë 4 vjeçe, dhe as kockat nuk më ishin formuar. Ai me autoritetin e tij ka zgjidhur gjithçka.”– tha Doçi e përlotur.

Moderatorja u bë virale disa kohë më parë kur ka treguar se shpenzonte vetëm për kremra dhe kujdesin ndaj vetes më shumë se 2 mijë euro në muaj. Në emisionin Se luan Topi ajo foli dhe për humbjen e babait të saj, ndërsa kishte një thirrje për të ëmën, që të hiqte rrobat e zisë.

“Unë gjej rastin t’i bëjë një thirrje publike nënës timë nga emisioni juaj. Të lutem mami hiqi të zezat.”- tha Erjola.